Këto pamje apokaliptike janë filmuar në ishujt Kanarje në Spanjë, që orët e fundit janë goditur nga reshje të dendura dhe përmbytje të fuqishme që morën përpara edhe automjetet, pasi shndërruan rrugët në lumenj të furishëm.

Fuqia e përmbytjeve ishte aq e madhe sa shumë automjete u zhvendosën për dhjetëra metra dhe përfunduan në det.

Niveli i reshjeve të rëna në më pak se 24 orë është më shumë se 2-fishi i mesatares mujore.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të zhdukur, por autoritetet u kanë ardhur në ndihmë dhjetëra banorëve të bllokuar nga rjedhat e fuqishme, që kanë paralizuar qarkullimin rrugor në ishull dhe kanë shkaktuar rëshqitje të mëdha toke.

Për shkak të përmasave të mëdha të dëmeve, pas qetësimit të stuhisë, banorët nisën të zhbllokojnë vetë rrugët.

Në zonën e prekur nga përmbytjet banojnë rreth 100 mijë njerëz. Përmbytjet janë pasojë e ngrohjes globale dhe të kujtojnë ato të Tetorit të vitit të kaluar në Valencia ku humbën jetë 224 njerëz.

Tv Klan