Mungon rruga, fermerët bëjnë transportin me gomar
Jemi në vitin 2020, dhe në disa zona transporti i vetëm ende kryhet me gomar. Kjo ndodh vetëm disa kilometra larg Tiranës dhe shumë pranë Elbasanit, në fshatin Godolesh në Komunën Labinot-Fushë.
Ky është një nga fshatrat e zonës që prodhon mijëra tonë qershi. Për banorët kjo pemë është vetmja që u siguron atyre të ardhura për të jetuar.
Por për ta transportuar këtë frut deri në pikën e grumbullimit, banorët përdorin kafshë, pasi nuk kanë as treg dhe as rrugë për makinë.
Për fermerët, shpresa e vetme janë tregtarët nga Tirana dhe Durrësi. Por këta nuk mund të shkojnë pasi mungon infrastruktura.
Aktualisht për çdo ditë në këtë fshat mblidhen mbi 50 tonë qershi. Në të gjithë fshatin janë mbjellë mbi 500 hektarë dhe 5 mijë tonë qershi në vit.
Tv Klan