Me paraqitje të mira, gola dhe assiste, futbollistët e kombëtares shqiptare janë gati për t’u grumbulluar për dy ndeshjet e Marsit, ndaj Anglisë dhe Andorras, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Amerikës.
Në fundjavë Trajneri Silvinjo do të shpallë listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.
Në formë të mirë është Mirlind Daku i cili shënoi 2 herë ndaj Spartak Moscow duke i dhënë fitoren 2-0 Rubin Kazan. Sulmuesi numëron 11 gola në kampionat. Më herët rrugën e rrjetës e gjeti edhe Anis Mehmeti me penallti. Qazim Laçi dha assist në golin e parë të derbit që Sparta Praga fitoi 2-0 me Slavia Praga.
Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë të Atalantas në fitoren 4-0 ndaj Juventus. Mbrojtësi u vlerësua pasi nuk lejoi hapësira për sulmuesit Kolo Muani dhe Vlahovic.
Pas një përplasjeje të fortë me kokë, në ndeshjen Sivasspor-Goztepe, sulmuesi Rey Manaj duket se nuk do të ketë probleme, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Formë të mirë kanë treguar të gjithë futbollistët kuqezi në Europë.
Tv Klan