Pas grabitjes së 11 milionë lekëve në Postën e Krujës mëngjesin e së hënës ka reaguar sot edhe drejtori i Postës Shqiptare.
Ai thotë se kompania e kontraktuar për sigurinë e godinës do të paguajë dëmin e shkaktuar dhe se shërbimi në këtë degë ka vijuar normalisht për qytetarët.
Paratë e grabitura ishin pensionet që kishin mbërritur një ditë më parë në degën e Postës. Për ngjarjen është vënë në pranga roja i postës, Besnik Parruca, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
51-vjeçari nuk e njoftoi policinë pasi tha se ishte kërcënuar nga autorët.
Tv Klan