Kryeministri Fatos Nano do të konsultohet menjëherë me Kryesinë e rretheve dhe sekretarët e Partisë Socialiste për ndryshimet në qeveri sipas numrit 2 të partisë.

Gramoz Ruçi: “Ndojëherë kjo kryesi dhe këta sekretarë në konsulatë me Kryeministrin, ose më mirë, Kryeministri duke u konsultuar me këto struktura dhe mandej me Grupin Parlamentar, hap pas hapi do të bëjë zgjidhjen e reformimit të ndryshimeve apo të plotesimeve të vendeve vakante të qeverisë.”

Për sa i përket rrezikut të votës kundra qeverisë të disa deputetëve të cilët nuk u zgjodhën në KPD-në e re nga Kongresi Socialist, Kryetari i Grupit Parlamentar Ruçi deklaroi: “Deputetët e grupuit tim parlamentar duhet të dëgjojnë institucionalisht në mbledhjen e grupit dhe në seancën e parlamentit personalisht me votën e tyre.”/tvklan.al