47-vjeçari që u bë pjesë e emisionit Historia ime në Tv Klan dhe që kërkon të drejtën e shtëpisë së tij, është përballur me motrën në një lidhje direkte me telefon nga studio, nga ku nisi dhe përplasja mes tyre.
Sipas 47-vjeçarit, atij i është bërë padrejtësi sepse prindërit i kanë dhuruar shtëpinë të motrës ndërkohë që ai ka kontribuar dhe ka pjesë. Ndërsa sipas motrës, ai nuk ka kontrubuar për shtëpinë dhe se banesa i takon asaj sepse është vajza e shtëpisë që kujdeset për prindërit.
Motra: Unë jam çupa e shtëpisë faktikisht, nëna dhe babai kanë 6 kalamaj, të gjithë janë të martuar dhe kanë parë jetën e tyre, unë jam në shtëpi beqare, i jam përkushtuar prindërve. Prindërit kanë 10 vite që e kanë lënë me dëshirën e tyre që shtëpitë më takojnë mua edhe kanë qenë bashkëpronarë të dy edhe mami edhe babai. Me dëshirën e tyre kemi shkuar tek noterja dhe kemi firmosur. Shtëpitë janë në emrin tim dhe unë shtëpitë zëre se i kam blerë unë vetë me lekët e mia. Ai vëllai ta ketë për turp sepse edhe kur ka qenë beqar në shtëpi, ai nuk punonte.
E kemi rritur unë babai dhe nëna bashkë dhe ai nuk ka qenë i zoti për veten e tij, është martuar 100 herë dhe është ndarë nga gratë. Edhe gratë ja ka gjetur babi dhe ai sot kërkon pjesë shtëpie. Çfarë shtëpie kërkon ai kur nuk ka ngulur një gozhdë në shtëpi. Pyete sa vjet ka pa parë nënën e babain me sy, çfarë shërbimi i ke bërë atyre me atë grua që ke marrë. Edhe në Amerikë të shkojë, ai nuk i gëzon shtëpitë e babait. Babai ka 6 kalamaj e babi ja ka dhënë njërës, mua. Ai t’i vejë shpatullat punës, të punojë tërë jetën. Unë kam punuar që 13 vjeç dhe kam rritur fëmijët e babait tim.
Vëllai debatoi me të motrën, i cili i thotë që nuk mund t’ja lërë nipit shtëpinë pas vdekjes së saj sepse ajo është dhe shtëpia e tij. Ai gjithashtu shprehet se do t’i vëjë tritolin shtëpisë nëse ndodh kështu. /tvklan.al