I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shprehet se marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë po zbatohet.
Në një postim në mediat sociale, Grenell shkruan se administrata e Trump po e ndjek zbatimin e marrëveshjes dhe ka marrë veprime të shpejta.
“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, është ky reagim i i shkurtër i ambasadorit Grenell.
i dërguari special qëndrimin e tij e ka bërë publik, teksa ka mbështetur një postim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë që jep detaje nga vizita e zyrtarëve të Departamenti Amerikan për Energji në Prishtinë./tvklan.al