Shpërthimi i eksplozivit të vendosur pranë Euro Bank në juglindje të kryeqytetit grek ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk la të lënduar. Megjithatë kati i parë i bankës u shkatërrua komplet. Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm saqë theu dritaret e të gjitha bizneseve dhe shtëpive në këtë rrugë. Policia beson se sulmi është organizuar nga një grup kriminal i brendshëm dhe në hetime janë mobilizuar edhe forcat e anti terrorit.
Një gazetë greke u njoftua për shpërthimin pak minuta para ngjarjes. Prej kohësh Greqia po përballet me një valë sulmesh me bomba ndaj bizneseve vendase dhe të huaja. Zanafilla e tensioneve është vrasja e një adoleshenti nga policia në muajin dhjetor. Pakënaqësia sociale në Greqi ka arritur kulmin. Si pasojë e politikave ekonomike të Qeverisë konservatore të Karamanlis dhe implikimi të disa prej figurave kryesore të saj në disa afera korruptive./tvklan.al