Vazhdon tensioni mes dy shteteve finje. Greqia ka akuzuar Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore greke të mërkurën.

Gazeta Greke “Protothema” tha se 7 avionë turq kishin shkelur hapësirën ajrore të Greqisë plot 25 herë të mërkurën.

Katër avionë 6-16 të Turqisë fluturuan mbi ishullin e Farmakonisit, pranë brigjeve Turke ndërsa tre të avionë të tjerë CN-235 shkelën hapësirën ajrore greke në veriperëndim, dhe juglindje të Egjeut.

Avionët grekë u përgjigjen menjëherë duke interceptuar avionët turq në përputhje me rregullat ndërkombëtare të angazhimit.

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur këtë vit pasi një gjykatë greke refuzoi ekstradimin e tetë ushtarakëve të akuzuar për grusht shteti në Turqi. Përplasje ka pasur edhe lidhur me dy ishuj të pabanuar në Egje, të cilët pretendohen si nga Athina ashtu edhe nga Ankaraja. /tvklan.al