Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy tha se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me SHBA-në pasi nuk ka garanci sigurie dhe e përshkroi marrëveshjen mes dy vendeve si një “kornizë”.

Në konferencën e kësaj të mërkure Zelenskyy deklaroi se suksesi i një marrëveshje fillestare për mineralet e rralla varet nga Presidenti Donald Trump.

Presidenti ukrainas tha se garancia e sigurisë me SHBA-në është tepër thelbësore dhe theksoi se nëse nuk marrin atëherë nuk do të ketë armëpushim, nuk do të funksionojë asgjë tjetër.

/tvklan.al