Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme të shpejta.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë me gjatësi 50 km është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Klan News