Është konfirmuar edhe rasti i 7 i vdekjes nga gripi i derrave, ndërsa autoritetet shëndetësore njoftuan se të enjten kanë vdekur dhe dy persona të tjerë në klinikën infektive të Qendrës Universitare të Kosovës.

Tani po priten rezultatet e analizave për të vërtetuar nëse dhe këto dy viktima kanë gjetur vdekjen nga virusi AH1N1.

“Kryesisht kanë qenë raste që kanë pasur dhe ndonjë sëmundje tjetër kronike, mirëpo çka është vërejtje kryesore e profesionistëve shëndetësorë është edhe për atë e bëra edhe apelin pak më parë që rastet po vijnë tepër vonë.”

Zv/ministrja Mustafa tha se situata me grip të derrave është serioze po nuk duhet të krijohet panik, por vetëm të mos vonohet lajmërimi te mjeku sa kohë që qytetarët kanë shenja të gripit të zakonshëm.

Mustafa përsëriti rekomandimin e komitetit nacional për sëmundje ngjitëse që të merret vaksina kundër gripit.

Deri tani asnjë nga punëtorët mjekësor nuk ka dashur të vaksinohet e autoritetet thonë se atyre do t;u jepet edhe pak kohë nëse dëshirojnë të vaksinohen në të kundërtën do t’u ofrojnë mundësinë e vaksinimit kategorive të tjera siç janë të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, të moshuarit e fëmijët.

Naser Ramadani: “Të gjitha janë të obliguar që të vendosin për fatin e tyre. Nëse nuk investojnë në shëndetin e tyre dhe armën e kanë në dorë atëherë le të provojnë sëmundjen.”

Që nga Korriku e deri tani në vend janë konfirmuar 119 raste të prekura nga gripi i derrave./tvklan.al