Një gropë gjigande është krijuar në mes të një rruge në Kaliforni të SHBA-së. Në pamjet e bëra publike në mediat ndërkombëtare duket qartë se si është shkatërruar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Ajo është shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut. Oficeri John Yerace tha për mediat se e kishte vënë re kraterin gjigand javën e kaluar.

Menjëherë pas kësaj u ndalua qarkullimi në rrugë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën që të rregullojnë rrugën dhe të rikthehet sërish shërbimi.

Javën e kaluar në Kaliforni u krijua një stuhi e fuqishme që shkaktoi me dhjetëra rrëshqitje dherash duke detyruar me qindra persona që të evakuohen./tvklan.al