Dy variante për aksin e ri, do i shërbejë 4 bashkive
Brenda muajit Prill, qeveria pritet të nisë ndërtimin e aksit që lidh Beratin me Këlcyrën. Aksi ekzistues i kalueshëm vetëm nga turistët aventurierë për shkak të amortizimit është menduar të rindërtohet në të 60 kilometrat e tij.
Projekt-ideja është prezantuar nga ministrat Balluku dhe Klosi. Ky i fundit është njëhere dhe deputeti i Beratit dhe i cilëson me rëndësi të madhe rikthimin në gjendje optimal të këtij aksi jo vetëm për lidhjen e të gjitha fshatrave që shtrihen në 4 bashki të ndryshme, por dhe për turizimin dhe agroturizimin.
Kostot e këtij projekti nuk u bënë të ditura në këtë ceremoni pasi janë 2 projekt-ide mes të cilave do të vendoset sipas ministres jo vetëm ajo me sigurinë dhe standardet më të larta, por dhe kostot më të përballueshme për buxhetin.
Tv Klan