Tre persona kanë vdekur pasi një donator organesh iu dha të gjithëve kancerin e gjirit, sipas një raporti.

Donatorja, një grua 53-vjeçare vdiq nga një goditje në tru, vitin 2007 dhe dhuroi veshkat, mushkëritë, mëlçinë dhe zemrën për pacientët që kishin nevojë për transplantime.

Por brenda gjashtë vitesh nga transplantimi i organeve, katër nga pesë personat vdiqën si rezultat.

Pacienti që mori zemrën, vdiq nga sepsis, por katër të tjerët zhvilluan kancer gjiri, i cili më vonë u përhap në organet e tyre të shëndetshme. Vetëm njëri prej tyre mbijetoi.

Mjekët nuk e kishin vënë re kancerin në organet e gruas dhe ai veproi si “Kali i Trojës” duke u futur fshehurazi në trupat e pacientëve.

Ekspertët thonë se shanset për të marrë kancer nga një organ i transplantuar mund të jenë 1 në 10.000.

Dhe ata besojnë se kjo është hera e parë që një pacient ka kaluar kancerin në 4 marrës dhe janë rastet e para kur tumori merr kaq shumë kohë të zhvillohet.

Studimet nga shkencëtarët në Universitetin e Tübingen në Gjermani dhe në Qendrën Mjekësore Universitare të VU në Amsterdam, Hollandë, zbuluan tragjedinë e çuditshme që u zbulua gjashtë vjet pas vdekjes së donatores.

Ekspertët këmbëngulin se skanimet e donatorëve funksionojnë mjaft mirë dhe thonë se ka një shans 0,01 deri 0,05 për qind për të marrë kancer nga ndonjë organ i dhuruar.

Mjekët provuan se kanceri kishte origjinën nga donatorja e organeve nëpërmjet testit të ADN-së./tvklan.al