Humb jetën një pacient, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kirurgu nga “Fondacioni NHS Foundation” i Spitalit Universitar të Oksfordit, nuk kishte arritur të kuptonte se organet që ai do përdorte për të kryer transplantin ishin të infektuara. Si pasojë një prej pacientëve vdiq dhe gjendja shëndetësore e dy të tjerëve u përkeqësua.

Pacienti 36-vjeçar gjeti vdekjen pas transplantit të mëlçisë, pacienti i dytë u sëmur rëndë dhe u desh një tjetër operacion për të hequr veshkën e transplantuar. Gjendja e pacientit të tretë, 44 vjeç, u përkeqësua pas transplantit të veshkës dhe pankreasit.

Ata kishin dhimbje të mëdha dhe gjakdergje të brendshme dhe ishte e nevojshme për të kryer tranfuzion gjaku. Dy personat që fatmirësisht arritën të shpëtonin, përfunduan në dializë për rreth një vit dhe problemet për ta ende vazhdojnë.

Kjo ngjarje ka ndodhur 4 vite më parë, por që asnjëherë nuk ishte raportuar dhe nuk ishte bërë publike.

Meghana Pandit, shefe zyrtare mjekësore në “NHS Foundation Trust” u shpreh: Kjo është një ngjarje e pazakontë dhe ne jemi të gatshëm që të bëjmë gjithçka që është e mundur, që diçka e tillë mos përsëritet në të ardhmen. Jemi pranë pacientëve dhe familjeve të tyre në këtë rast të pazakontë. Ne vepruam shpejt për të hetuar atë që ndodhi dhe më pas kemi punuar me qendrat e transplantimit. Sipas raportit tonë, infeksioni i organit që do transplantohej mund të ketë ndodhur gjatë procesit të marrjes./tvklan.al