Një fëmijë 2-vjeçar është djegur me acid në fytyrë. Aditya Raj dyshohet se është marrë jashtë shtëpisë së familjes së tij në Nju Delhi, Indi, më 13 dhjetor 2016. Ai është gjetur vetëm disa ditë më vonë me djegie të tmerrshme në fytyrën, si dhe ka humbur shikimin në njërin sy.
Nëna e tij Soni Prasad, 25 – vjeçe, dyshon se djalin e saj e ka djegur një person që e përndiqte prej kohësh dhe i ka kërkuar të ndahet nga burri e të martohej me të. Prasad dhe burri i saj Jamna, 33 – vjeç, janë detyruar të largohen nga zona ku jetonin në Nju Delhi në një zonë tjetër, pasi personi që i ka kërcënuar mund ta bëjë përsëri.
Aditya ka djegie në fytyrë, shpatull, dy duart, si dhe në këmbë. Nëna e tij është shprehur se ende nuk i ka parë plagët e fëmijës së saj, pasi nuk është në gjendje për t’u përballur me gjendjen në të cilën është bërë djali 2 –vjeçar./tvklan.al