Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të veçantë të zonjës Meliha. Ajo në studio tregoi se si krejt rastësisht teksa ishte duke shitur misra, u njoh me një vajzë, që ishte në një gjendje të keqe emocionale.
I dashuri e kishte lënë për shoqen e saj, edhe pse e dinte që ajo ishte shtatzënë. Mamaja e saj kishte ndërruar jetë dhe babai kur mori vesh se ajo do sillte në jetë një fëmijë, nuk e pranoi në shtëpi.
Situata në të cilën ndodhej ishte e vështirë sepse ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk kishte as ku të qëndronte. Meliha pasi dëgjoi historinë e saj pranoi që ta ndihmonte dhe i hapi derën e shtëpisë.
Mirela Milori: Një vajzë që nuk e ke vajzën tënde biologjike, por e ke bërë vajzë të shpirtit tënd!
Meliha: Po! Shpirti ma ndjeu.
Mirela Milori: Më trego pak historinë, si e ke njohur atë vajzë?
Meliha: Ajo ka qenë në Sarandë, familje shumë e mirë, e rregullt, me pozitë. Tani ajo në shkollë e sipër u dashurua me një djalë.
Mirela Milori: Në gjimnaz apo në universitet?
Meliha: Në universitet, u dashurua meë një djalë. Kjo ishte shumë mirë me mësime, jetonte në Tiranë. Tani edhe ky djali që ajo kishte, ishte i mirë me mësime. Punonin të dy, mësonin të dy, të gjitha procedurat. Kjo zonja e nderuar, u dashurua, erdhën në Tiranë, ajo ishte 2 muaj e gjysmë shtatzënë.
Mirela Milori: Ja thotë djalit këtë?
Meliha: I thotë atij, mirë i thotë ai nuk ka problem, ne duhemi. Nëse ne duhemi fëmija i joni është, nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Kur erdhën në Tiranë, se Tirana të hap sytë shumë. Ai u dashurua me një shoqen e kësaj të shkollës.
Mirela Milori: Ai djali?
Meliha: Po!
Mirela Milori: Ndërkohë kjo ishte shtatzënë?
Meliha: Ishte shtatzënë. Ky e la. Ajo e kapi me atë dhe ai i tha, unë dua këtë, nuk të dua ty më. Ajo i tha që si mund të duash atë, kur unë jam shtatzënë me ty. Ai i tha shko gjeje ku të duash atësinë.
Mirela Milori: Sa moment i rëndë! Sa vjeç ishte kjo vajza?
Meliha: Ishte 20 vjeç!
Mirela Milori: Ku e njohe ti këtë?
Meliha: Unë në këtë kohë nga halli, nga fukarallëku që kisha shisja misra. Vjen ajo dhe thashë çfarë ka kjo, ta ndihmoj. I thashë çfarë ke moj zonjë?Mos më luaj në hallet e mia dhe qante.
Mirela Milori: Dukej që ishte shtatzënë?
Meliha: I dukej barku! I thashë hajde ulu këtu, i dhashë dy misra. I thashë pse je mërzitur. Më tha motra do të kërkoj një ndihmë. Çfarë ndihme i thashë? Unë jam përjashta, jam shtatzënë, prindërit nuk më pranojnë më. Babin e kam me pozitë, mamaja i kishte vdekur, kishte 3-4 muaj. I ati e mori vesh dhe nuk e pranoi vajzën. I thashë mos u mërzit, je në shtëpinë tënde?
Mirela Milori: I hape derën?
Meliha: I hapa derën, i thashë ti do më vish nesër me mua.
Mirela Milori: Për sa, 5 minuta muhabet kishit të dyja ?
Meliha: Ne po bënim 2 orë muhabet aty.
Mirela Milori: Si e more në shtëpi?
Meliha: E mora se po qante dhe më tha nuk kam ku të shkoj. Shyqyr që të gjeta ty./tvklan.al