Një burrë ka mbetur i plagosur me thikë në bark rreth mesditës në Tiranë në zonën e Yzberishtit.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, burri ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflikti pranë një lokali
Ndërkohë autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i gruas me të cilën burri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që djali ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë. Ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 1 herë. I plagosuri është jashtë rrezikut, është operuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë blutë kanë bërë të mundur edhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë-Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al