Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, 56-vjeçari me iniciale A.C., i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë është vënë në pranga në Shkodër.

“Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe  një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./tvklan.al