Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, vendosi të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj debatit politik që zhvillohet në seancën e jashtëzakonshme për të votuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Nano.

Ylli Bufi:- “Grupi parlamentar i PS padyshim do të vlerësojë ngjarjet që kanë ndodhur dhe mbi të gjitha do të përqendrohet në masat që po merren dhe duhet të merren për tymos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Tashmë masat ju i keni dëgjuar dhe tashmë nesër përsëri ai do të flasë në seancë plenare”.

Gazetarja: Në qoftë se do të votohet kundra, u deklarua ndonjë qëndrim, si do të veprohet?

Ylli Bufi:- “Nuk e besoj të votohet kundra”.

Në mbledhjen e grupit kanë raportuar Ministri i Mbrojtjes Majko dhe ai i Rendit Publik Toska. Në lidhje me tragjedinë e Karaburunit kryeministri Nano mësohet të jetë shprehur në këtë mbledhje, se do të kurojmë shkaqet, si dhe ka kërkuar afirmimin e qëndrimit për çrrënjosjen e trafiqeve. Qarku i Shkodrës sipas kryeministrit është prioritet në zonat e varfra./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj