Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste përcaktoi emrat e 6 përfaqësuesve, që do të marrin pjesë në komisionin hetimor për telekomunikacionin. Me unanimitet u zgjodhën deputetët Mezan Malaj, Nazmi Bilani, Flamur Rrogu, Durim Hushi, Ardit Kaja dhe Nezir Selimi.
Në fakt disa deputetë mes të cilëve Bilani dhe Çukaj kërkuan në mbledhjen e grupit, që në komisionin hetimorë të zgjidhen anëtarë socialistët që u deklaruan pro hetimit për çështjen e abuzimit ndaj marrëveshjes të interkonjuksionit. Por shumë prej deputetëve të njohur si kundërshtarë të kryeministrit nuk ishin të pranishëm në mbledhje, ndërsa Petro Koçi ka refuzuar të marrë pjesë në komisionin hetimor për telekomunikacionin./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj