“The animals”, një prej grupeve legjendare të rokut dhe bluzit anglez elektrizuan publikun e të Dielës Shqiptare. Është hera e parë që një grup me famë botërore performon në një spektakël javor televiziv shqiptar. Katër pjesëtaret e bandës “The animals” Pite Barton, John Wiliamson, Mick Gallagher, Joh Steel, ndodhen për herë të parë në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: “Mirsevini, një intervistë shumë e shkurtër me zotin John Steel, i cili është dhe bateristi, i cili që në fillim kur është krijuar grupi “The animals” dhe deri më sot ai vazhdon të jetë stoik këtu.”

I pyetur nga prezantuesi Ardit Gjebrea, rreth emrit të tyre “The animals”, bateristi i grupit, John Steel thotë:

John Steel:Jeta që ne bëjmë nuk është një jetë romantike, por e mbushur me aventura. Ndaj kemi zgjedhur këtë emër.”

Ardit Gjebrea: “Inspiruesit tuaj sot vazhdojnë të jenë Bob Dilan dhe Nina Simone?”

John Steel: “Bob Dilan ishte një nga frymëzuesit për këngën “House of the rising sun” dhe pas kësaj kënge ne vazhduan të kompozojmë këngë me kitare elektrike.”

“The animals”, të njohur për tingujt e guximshëm te bluzit, interpretuan dy nga hitet legjendare të bandës se tyre, “Don’t Let Me Be Misunderstood“, dhe “The House of the Rising Sun“, e cilësuar si një nga 500 këngët më të bukura të të gjitha kohëve.

Grupi “The animals”, që u pagëzua me këtë emër për shkak te veprimeve të egra në skenë, u krijua në vitin 1960. Me kalimin e viteve ata u zhvilluan si eksponentë të rokut shpirtëror dhe në fund edhe ata nuk i shpëtuan dot ndarjes./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani