“Ideja kryesore është të tregohet që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar”, kështu është shprehur ambasadori Fabrizio Bucci sa i takon marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigracionin.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci theksoi se duhet bërë një operacion përzgjedhës të emigrantëve dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm.
Fevziu: Ka ngjallur interes nga e gjithë bota, kemi parë Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Presidenten e Komisionit Evropian.
Bucci: Kancelari gjerman Scholz.
Fevziu: Kancelari gjerman…Që kur është deklaruar që emigrantët do të vijnë në Shqipëri, a ka një ulje të fluksit…
Bucci: Po ka ulje, nëse kemi parasysh 6 muajt e parë të vitit të kaluar dhe 6 muajt e këtij viti, zbarkimet vitin e kaluar kanë qenë për periudhën janar – qershor 2023 rreth 120 mijë. Kurse këtë vit jemi tek rreth mbi 40 mijë.
Fevziu: 1/3. 1/3 e zbarkimeve…
Bucci: Pësuan një rënie drastike…
Fevziu: Po ideja e realizimit të këtij kampi këtu, është ideja e Kryeministrit britanik, e Kancelarit gjerman, Von der Leyen që janë shprehur në lidhje me këtë. Është një ide le të themi për të ulur kostot për emigrantët apo për të ndaluar ardhjen e tyre?
Bucci: Është një nismë që ka si qëllim…
Fevziu: Sepse, nëse ata hyjnë në Itali, do ta gjejnë një zgjidhje për të qëndruar aty.
Bucci: Po!
Fevziu: Ndërsa nga këtu është shumë e vështirë.
Bucci: Unë mendoj se ideja kryesore është të tregohet: e para që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar, duke bashkëpunuar me të gjitha vendet dhe Shqipëri tregoi që është gati të bashkëpunojë. E dyta ky bashkëpunim është i rëndësishëm, sepse është i rëndësishëm menaxhimi i flukseve migratore. Pra, të bllokohet emigracioni klandestin dhe rregullimi i migracionit të rregullt.
Fevziu: Për të cilën ka nevojë Evropa.
Bucci: Po për të cilën ka nevojë Evropa. Evropa ka problem edhe rritjen demografike. Pra kemi nevojë për emigrantë, por emigracionet duhet të jenë të rregulluara sipas ligjeve.
Fevziu: Dhe të kontrolluara sipas rregullave.
Bucci: Po dhe të kontrolluara për të shmangur problemet më pas.
Fevziu: Emigrantët problematikë, terroristët…
Bucci: Pikërisht! Duhet bërë një përzgjedhje, duhet bërë një operacion përzgjedhjeje të emigrantëve. Pra, bllokimi i emigracionit klandestin që ndër të tjera, është në duart e organizatave kriminale dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm pasi kjo na intereson./tvklan.al