Lajme Arkiva 2003

Gjashtë vota kundër dhe gjashtë abstenime brenda grupit parlamentar socialist e kanë vënë në pikëpyetje serioze miratimin e dekretit për emërimin e Marko Bellos sot pasdite në parlament.

Bardhyl Agasi: U bë votimi dhe u arrit vetëm me dy vota abstenim për zonjën Meski kurse për zoti Bello, 5-6 kundër dhe 6 abstenime, por përbërja e qeverisë, ndryshimet e emërimeve të ministrave të dekretuar nga presidenti futet në 5 pikat më të rëndësishme si raste të veçanta të grupit parlamentarë.

Nuk e kanë miratuar Bellon si Ministër të Jashtëm deutetët Spartak Braho, Ndre Legisi, Ilir Zela, Mustafa Muçi, Gjergj Koja dhe Dritan Prifti. Ndërsa kanë abstenuar deputetët Namik Dokle, Bashkim Fino, Sabit Brokaj, Limos Dizdari, Flamur Rogu dhe Ardit Kaja.

Ky votim me 12 vota mosaprovuese rrezikon tej mase miratimin e dekretit në seancën plenare. Po të kihet parasysh edhe vota e disa deputetëve socialist si Meta, Kryemadhi dhe ndonjë tjetër që nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e grupit.

Fatmir Xhafa: Vendimi politik i grupit është që të dyja kandidaturat sot të votohen në seancën e pasdites, në seancën parlamentare të pasdites. Natyrisht në diskutimin që u bë për të marrë këtë vendim politik. Për të qenë transparent dëshiroj të theksoj se kishte dhe vota kundër dhe abstenime.

Gjithashtu në këtë bilanc shtohen dhe votat abstenuese të deklaruara tashmë të tre deputetëve socialdemokrat. Ndërkohë mbledhja e grupit është zhvilluar pa shumë debate dhe pika e votimit për dekretet e presidentit Moisiu ka zgjatur fare pak.

“Zoti Bello pati 6 vota kundër dhe 6 abstenime, por gjithsesi ky është votimi në grup që nuk do të transmetohet direkt si votim në parlament”.

Dekreti për emërimin e Ermalinda Meksit zëvendëse Kryeministre dhe Ministre e Integrimit, ka marrë vetëm dy abstenime./tvklan.al