Grupi i njohur “Seventeen” ka shkruar edhe një herë historinë me projektin e tyre të fundit muzikor albumin “17 IS RIGHT HERE”, i cili ka thyer rekorde shitjesh në ditën e tij të parë në Korenë e Jugut.
Ky sukses është rezultat i një sërë këngësh të reja nga albumi që kanë tërhequr fansa nga grupmosha të ndryshme. Albumi me 33 këngë përfshin disa nga këngët e preferuara koreane dhe japoneze të grupit dhe katër këngë të cilat janë “Maestro”, “Lalali”, “Spell” dhe “Cheers to Youth”.
Në videon muzikore për prjektin “Maestro”, anëtarët e grupit tregojnë se çfarë është të krijosh muzikë të vërtetë në një botë ku pothuajse gjithçka mund të bëhet me inteligjencën artificiale.
“Ne provuam të bëjmë këngë me inteligjencë artificiale, pasi duam të zhvillohemi së bashku me teknologjinë në vend që të ankohemi për të. Nëpërmjet këtyre eksperimenteve, ne zbuluam pikat e forta dhe të dobëta të kompozimit të muzikës me inteligjencë artificiale”– u shpreh njëri nga anëtarët.
Grupi ka shumë plane për të ardhmen pasi kanë lënë të kuptohet se do të publikojnë një album tjetër këtë vit ndërsa më 18 maj ata nisin edhe turneun e tyre ku ndalesa e parë do të jetë Japonia.
Klan News