Trajneri Pep Guardiola, ka zbuluar se nuk do të drejtojë asnjë skuadër tjetër pas Manchester City-t. Tekniku spanjoll deklaroi se nuk ka më energji për të drejtuar ndonjë ekip tjetër në të ardhmen.
Në podkastin e Danny Garcia, Guardiola tha se ndoshta mund të ulet në stolin e ndonjë kombëtareje, sepse është ndryshe nga klubet.
“Nuk do të drejtoj më asnjë ekip tjetër. Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen, por di të them që nëse largohem nga Manchester City, nuk do të drejtoj asnjë skuadër tjetër. Nuk kam më energji. Vetëm mendojeni, shkon në një ekip të ri dhe e nis gjithçka nga fillimi… Jo, jo, jo! Ndoshta mund të drejtoj një kombëtare, por aty është ndryshe”, tha Guardiola.
Trajneri Pep Guardiola rinovoi kontratën me Manchester City-n pak ditë më parë, deri në vitin 2027. /tvklan.al