Pep Guardiola iu përgjigj thumbit të lëshuar nga Jose Mourinho, me portugezin që tha se titujt e tij në Premier League ishin “fituar me meritë” duke nënkuptuar hetimin ndaj Manchester Cityt për shkelje të 115 rregullave financiare.
Trajneri spanjoll më herët kishte bërë shaka se përgjigjia e tij me gjashtë gishtat lart ndaj koreve të tifozëve të Liverpulit ishte një imitim i gjestit të Mourinhos.
Kur ishte trajneri i Manchester Uniterd në 2018-ën, portugezi mbajti lart tre gishtat, për t’u treguar rivalëve tre titujt e fituar nga ana e tij.
Por fjalët e katalanasit nuk i pëlqyen teknikut aktual të Fenerbahçes, që lidhi sukeset e Cityt me shkeljen e rregullores, çështje që klubi aktualisht po hetohet.
Pep tha përpara mediave se ai kishte bëre shaka.
“Unë po bëja shaka por ai është personi radhës në listën e shumë emrave që duan ta shikojnë ekipin në League One apo në Konference League. Dua t’i them Joses se ne jemi të pafajshëm deri sa të provohet fajësia. E shikojmë se çfarë do të ndodhë! Nëse e kam ofenduar më vjen keq! Fakti është se unë kam 6 tituj, e ai ka 3”.
Armiqësia e Mourinhos dhe Guardiolës daton që nga koha e tyre si rivalë në Spanjë ndërmjet viteve 2010 dhe 2012 si drejtues respektivisht të Real Madridit dhe Barcelonës.
Klan News