Pep Guardiola tregoi se vështirësitë e fundit të Manchester City ndikuan në vendimin e tij për të nënshkruar një kontratë të re dy vjeçare, e cila do ta zgjasë qëndrimin e tij si trajner i ekipit për më shumë se një dekadë.
Marrëveshja e mëparshme e 53-vjeçarit me Citysens do të përfundonte në fund të këtij sezoni. Guardiola, ka fituar 18 trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve me skuadrën angleze.
“Mos më pyesni për arsyen se përse rinovova! Ndoshta katër humbjet ishin arsyeja përse dhe se unë ndjeva se nuk mund të largohesha. Ndjeva se tani nuk ishte momenti për t’u larguar! Do ta lija klubin në baltë dhe kisha ndjesinë se duhej ta bëj! Manchester City do të thotë shumë për mua! Ky është sezoni im i nëntë këtu, kemi kaluar moment fantastike bashkë! Kam një ndjesi speciale për këtë klub futbolli! Ja përse jam i lumtur që të qëndroj për dy sezone të tjera!”, tha Pep Guardiola, trajner i Manchester City.
Spekulimet për të ardhmen e Guardiolës, u shtuan pas konfirmimit të largimit të drejtorit të futbollit Txiki Begiristain në fund të sezonit. Begiristain, bashkëpunëtor i ngushtë i katalanasit do të zëvendësohet nga Hugo Viana që ka qenë pjesë e Sportingut. Ky vendim pritet të sjellë qetësi me klubin që në vazhdim do të jetë i përqendruar në arritjen e objektivave.
Klan News