Ilkay Gundogan thuajse ka mbyllur aventurën e tij te Barcelona. Mesfushori kërkoi largimin pak ditë me parë dhe katalanasit nuk duan t’i bëhen pengesë.
33-vjeçari ka kontratë edhe për një sezon, por sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona ka dhënë miratimin që ai të largohet falas.
Klubi ka pranuar të ndërpresë kontratën me konsensus, për të mos i hapur probleme lojtarit.
Gundogan pritet të rikthehet te Manchester City, pjesë e të cilëve ishte deri një vit më parë. Trajneri Pep Guardiola dëshiron ta ribashkohet me mesfushorin dhe pret mbylljen e tratativave.
Vetëm një ditë më parë, Gundogan njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa tani përgatitet për tu rikthyer në Premier League. /tvklan.al