Lajme Arkiva 2004
Rritja e njëkohshme e çmimeve për disa produkte jetike i buka, energjia elektrike dhe telefonia fikse, pritet të shtrenjtojnë në mënyrë të gjithanshme jetesën.
Guvernatori i bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, përmes një njoftimi për median ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e inflacionit.
Sipas tij problematik mund të shfaqet sidomos spekulimi i tregtarëve në mënyrë të paargumentuar me çmimet pas zhurmës së rritjes së çmimeve.
Guvernatori i cilëson si jo transparente rritjet e çmimeve për energjinë dhe telefoninë fikse si edhe kritikon për qëndrimin e këtyre rritjeve në të njëjtën kohë dhe ngadalësimin prej 10 vjetësh të reformave më graduale me çmimet.
Sipas Canit, rritja e çmimit të bukës pritet të rëndojë më tepër në buxhetet e familjeve ndërsa rritja e çmimit të energjisë elektrike, brenda 2 apo tre muajve mund të transferojë efektet e saj dhe te shtrenjtimi i shërbimeve apo më gjerë.
Guvernatori bën thirrje që reforma e çmimeve të shoqërohet nga ndërhyrja e organeve shtetërore nëpërmjet mbikëqyrjes së situatave monopol në treg të vjeljes së detyrimeve fiskale për të penguar spekulimet si dhe të kontrollit të standardeve dhe cilësisë në rastin bukës./tvklan.al