Cila prej skuadrave duhet të kalonte, Portugalia apo Sllovenia? Aktori Gent Zenalaj tha gjatë emisionit “Kampionët se do ishte më interesante nëse do të kualifikohej Sllovenia apo Gjeorgjia sepse do të prishte rregullin dhe do të jepte më shumë emocione.
Zenelaj: Desha të shtoj diçaka, unë si Gent me aq sa e njoh futbollin doja të shikoja një Francë Slloveni ose Gjermani- Gjeorgji sesa një Francë- Portugali. Në çdo event do të jetë Portugalia, Franca, përjashtime bëjnë këto. Duhet të shikojmë dhe në tifozat që merr ky ekip jashtë shtetit të vet. Për shembull tifozat që mori Gjeorgjia. Mua në risi do të më pëlqente të shikoja nje përplasje të pazakontë, Gjermani-Spanjë është nje gje që ka ndodhur, do të kemi rast ta shohim sërish. Të shikosh nje keip të bvogël që u përpoq kaq shumë sot, mendoj se e meritonte që Sllovenia ta fitonte. Përballjet e pazakonta krijojnë memorie.
Kastriot Çaushi: Përjashtimi e forcon gjithnjë rregullin. Ky është rregulli që në finale dhe gjysmëfinale të luajnë ekipet e mëdha. Ndodh rrallë të fitojë Greqia, ose Danimarka që ishte në plazh.