“Për
g
ëzoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për formimin me sukses të qeverisë. Përgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve
“. Ka qenë ky urimi që Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter.
Ndërsa, pas takimit që pati me vëzhguesit e OMN në Bruksel, në një tjetër postim Komisioneri Hahn e konsideroi prezencën e tyre si një hap të suksesshëm për implementimin e procesit të Vetting -ut.
“Mirëpres prezencën e ONM, si një hap përpara për implementimin me sukses të procesit të Vetting -ut dhe i uroj skuadrës sa më shumë sukses”.
Ndërsa në një tjetër reagim, Hahn shkroi: “
I lumtur që takova vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për Shqipërinë. I Impresionuar nga profesionaliteti dhe diversiteti i skuadrës
“./tvklan.al