Deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik ka dalë me një propozim të ri. Ajo u ka kërkuar kolegëve të saj në opozitë që të braktisin të gjitha punimet në Kuvend, derisa mazhoranca të pranojë lista 100% të hapura.
Hajdari u shpreh se PS ka prozuar një draft hileqar dhe opozita parlamentare nuk do të bëjë asnjë centimetër pas në kërkesat e saj.
“Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave.
Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, tha deputetja./tvklan.al