Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku ka mbajtur një komunikim me mediat lidhur me  progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka thënë se vendi ynë është 10 vite me vonesë nga aty ku duhet të ishim lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se në progres-raport evidentohet se Reforma Zgjedhore nuk është zbatuar dhe se Parlamenti ka dështuar për ta zbatuar atë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Më tej, Tabaku ka thënë se shpreson që ta lexojnë si duhet këtë dokument të KE-së dhe ta kthejnë në plan pune.

Jorida Tabaku: PD ka qëndruar gjithmonë në favor të shërbimit të integrimit, ky vizion është AND-ja e kësaj force politike. Ne duhet të jemi të sinqertë, jemi 10 vjet me vonesë nga aty ku duhet të ishim, duhet të ishin filluar negociatat në 2013-shin. Kemi humbur një dekadë. Me gjithë vështirësitë, PD-ja ka qëndruar si forcë shtytëse në procesin e integrimit. Ka pasur një mungesë përkushtimi për ata që duhet t’i merrnin këto reforma nuk i morën.

Progresi-raporti thotë se Reforma Zgjedhore është e pazbatuar, Parlamenti i Shqipërisë ka dështuar për të zbatuar një reformë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ky është shqetësimi i parë. Mosrespektimi i vendimeve të Kushtetuteses. Qeveria ka treguar mungesë vullneti politik.

Progres-raporti thekson se shteti është i kapur nga interesa të ngushta private. Sulmi ndaj institucioneve të pavarura dhe fokusohet me rolin e institucioneve që lidhen me kontrollin. Korrupsioni dhe lidhja mes qeverinë vazhdon të ketë minim. Mungesa e mekanizmave për investimet e huaja. Keqpërdorimi i burimeve natyrore duke nisur që nga energjia dhe duke vazhduar me fatura që vazhdojnë dhe rriten. Administrata publike, një nga fushat që ka pasur regres.

Shqipëria ka nevojë për t’i përmbushur këto angazhime. Janë të gjithë elementë për të cilët opozita është duke protestuar. Shpresoj që raportin ta kthejnë në plan pune. Kemi nevojë për proces integrimi që t’i vërë fre largimit që është kthyer në shqetësimin kryesor. Shpresoj që të reflektojë kush ka për të marrë vendime.


/tvklan.al