Real Madrid prej kohësh ka nisur bisedimet, për të rinovuar me sulmuesin Vinicius Junior. Braziliani ka kontratën të vlefshme deri në vitin 2027, por te spanjollët duan të zgjasin bashkëpunimit, pasi i frikësohen zërave të fundit që po qarkullojnë.

Arabia Saudite, prej kohësh përflitet si destinacioni i mundshëm për Vinicius, me katër klubet kryesore, Al Nassr, Al Hilal, Al Ittihad dhe Al Ahli, që janë gati të bëjnë çmenduri për ta afruar.

Për sulmuesin është gati një kontratë nga Lindja e Mesme, me 1 miliard euro për pesë sezone. Madje i ofrohet një rol ambasadori, në përpjekjet e tyre për të siguruar organizimin e Kupës së Botës, për vitin 2034.

Sipas “Relevo”, në skenë është edhe Paris Saint Germain. Klubi francez, ka shfaqur interes serioz për të marrë Vinicius, si një mënyrë hakmarrje ndaj Florentino Perez dhe Realit, që rrëmbyen falas në verë sulmuesin Kylian Mbappe. /tvklan.al