Regjistrimet në arsimin e mesëm profesional në vend janë hapur. Kryeministri i vendit, Edi Rama shkruan në një postim në “Facebook” se kjo vjen në një kohë kur qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional.

Kryeministri Rama thotë se prej 8 Korrikut, shkollat e mesme të arsimit profesional në të gjithë vendin mirëpresin nxënësit e rinj, me një ofertë të larmishme me mbi 22 drejtime profesionale.

“Hapen regjistrimet në arsim të mesëm profesional, në një kohë kur qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional, që nga investimet e reja në infrastrukturën arsimore dhe konviktet për nxënësit e zonave rurale, deri tek partneritetet me shkollat më të mira profesionale në Zvicër, Gjermani e me radhë, me mbështetjen e qeverive të RFGJ, Zvicrës dhe Komisionit Europian

Prej 8 Korrikut shkollat e mesme të arsimit profesional në të gjithë vendin mirëpresin nxënësit e rinj, me një ofertë të larmishme, me mbi 22 drejtime profesionale, ku aktualisht studiojnë mbi 16,000 të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional”, shkruan Rama.


/tvklan.al