Uljen e çmimit të energjisë elektrike, Kryeministri Rama e ka quajtur “një pension minimal plus që për pensionistët është një gjë shumë e madhe”. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Kryeministri Rama është shprehur se e sotmja për të si Kryeministër është një ditë shumë domethënëse.
Edi Rama: 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që i jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Një pension minimal plus nga ulja e këtij çmimi që për pensionistët është një gjë shumë e madhe. Duke mos harruar që qeveria paguan çdo vit drejtpërdrejt në faturën e tyre të energjisë. Këtu flasim për të gjithë shtresën e mesme, ajo përmbi 700 kilovat është një pjesë e vogël shumë e kamur që do të vazhdojë të paguajë çmimin 9.5 Lekë.
Të gjithëve, në periudhën para vendosjes së çmimit nga ne, ju merreshin sa i merret sot biznesit, 13.5 Lekë që keni dëgjuar se sa shumë jua qajnë hallin pa e ditur se çfarë kanë parasysh me këtë. E sotme është një ditë shumë domethënëse për mua personalisht si Kryeministër sepse është materializimi i një rezultati, i një morie veprimesh dhe i një morie ndërveprimesh që sjell në këtë pikë.
/tvklan.al