Në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog është çelur ekspozita e piktorit Naxhi Bakalli ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Një shfaqje të bukur linjash dhe ngjyrash e cilësoi kreu i qeverisë, teksa foli dhe për marrëdhëniet e tij me piktorin.

“Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së atelies së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë ai ishte aty, i ulur te ajo tavolina e mësuesit ku edhe vizatonte. Kur e shoh, gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe gjithmonë më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem shumë i vogël përpara tij.”

Vlerësoi gamën e veprave të Bakallit ndër vite, për të cilin thotë se është një personazh i rrallë.

“Ka një asketizëm dhe një romantizëm në figurën e Bakallit, që e bën atë një njëri të veçantë, theksoi kryeministri.

Vet artisti Naxhi Bakalli e cilësoi hapjen e ekspozitës në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog si një moment të rëndësishëm për karrierën e tij.

Klan News