Në teatrin Bylis të qytetit të Fierit është hapur festivali ndërkombëtarë i aktrimit “Apollon 2008”. Në të marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia dhe Greqia. Pjesa “Përplasja” me autorë dhe regji të Ekrem Kryeziut, ishte ajo që ngriti siparin e mbrëmjes së parë. Loja e aktorëve dhe emocionet që përcolli shfaqja morën duartrokitjet e publikut dhe vlerësimin e kritikës.

Edicioni i 7 i festivalit ndërkombëtarë të aktrimit do të vazhdojë për 1 javë dhe pjesët teatrore do të shfaqen jo vetëm teatrin “Bylis”, por dhe në amfiteatrin e Apollonisë.

“Mendoj se do të jetë vërtetë një, së pari një garë shumë e bukur për aktorin shqiptarë dhe së dyti për spektatorin tonë mendoj se do të ketë një cilësi të veçantë për ta ndjekur gjithë javën këtë edicion”.

Vlerësimi i aktorëve më të mirë do të bëhet nga një juri profesionale e përbërë nga emra të njohur të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Bujar Asqeriu, Niko Kanxheri e tjerë./tvklan.al