404 familje do të strehohen në banesa të reja
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte punimet në Vorë, aty ku është hapur kantieri i rindërtimit.
Rama premtoi se 404 familjet që humbën banesat nga tërmeti i Nëntorit të kaluar, do të sistemohen në apartamente të reja, por së pari do të prishen godinat e dëmtuara.
“Prishjet kanë filluar, por mbaron Durrësi këtë javë dhe menjëherë vijmë në Vorë”.
Puna ka nisur me infrastrukturën e re nëntokësore.
“Më në fund do të ketë edhe një sistem ujërash të zeza super”.
Vora ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti. Me prishjen e pallateve dhe banesave të dëmtuara, do të mund të rindërtohet në një hapësire prej 10 hektarësh.
Tv Klan