Nisin punimet për lagjen e re të Tiranës, e cila do të ndërtohen nga themelet për 11 mijë banorë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve tek lagjia “5 Maji” në Tiranë që njihet dhe si zona e “Bregut të Lumit” ka qenë Kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Veliaj u shpreh se të gjithë banorët që presin që të futen në shtëpitë e reja në këtë lagje, por dhe ata që nuk janë strehuar ende do marrin çdo muaj bonusin e qirasë.

Dua të falënderojë të gjitha ata që e kanë bërë të mundur, nga Kryeministri, ministri për Rindërtimin dhe të gjithë atyre që kanë punuar për këtë lagje. Deri në momentin kur të mbarojë rindërtimi në këtë kantier ne do të paguajmë kokërr më kokërr për të gjithë ata që po banojnë me qira”, tha Veliaj.

Një mesazh e pati dhe për opozitën duke u kërkuar që ta lënë të punojnë, pasi siç tha ai akuzat nuk ndihmojnë askënd.  

Për të gjithë ata që nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë u them që të na lënë të punojmë. Për ata që nuk ndërtuan asnjë shtëpi, por menduan për të shtyrë vilat e tyre u them që të na lënë të punojmë”, shtoi kreu i bashkisë.

Ndërkohë ministri Ahmetaj u shpreh se mazhoranca aktuale nuk do lë kurrë qytetarët vetëm ,por do vijojë me procesin e rindërtimin në të gjitha zonat.  Kjo lagje e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri dhe mendohet të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës./tvklan.al