Teatri i Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, është restauruar totalisht, duke hapur dyert për të gjithë vogëlushët me shfaqje të reja dhe emocionuese. Të pranishëm në përurim ishin Kryeministri Edi Rama Ambasadori i BE, Silvio Gonzato dhe Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Në prag të festive të fundvitit, Teatri i Kukullave hap dyert për të gjithë vogëlushët, pasi ka përfunduar restaurimi i plotë i godinës, si pjesë e një investimi të Bashkimit Europian.

“Është një ndërtesë e cila mbart histori dhe është monument kulture. Ndaj dhe Bashkimi Europian vendosi të investojë për restaurimin e këtij teatri. Sepse integrimi nuk do të thotë proces asimilimi, ndaj ne investojmë që ju të mos humbisni identitetin tuaj, pra të bashkuar, por të larmishëm”, tha ambasadori Gonzato.

Kryeministri Edi Rama tha se teatri i fëmijëve ka kushte bashkëkohore. Duke folur për historinë e godinës, Rama u kërkojë vogëlushëve që të qëndrojnë larg parlamentit të sotëm. Ministri Blendi Gonxhja tha se ky është investimi i parë në këtë objekt pas 100 viteve nga ndërtimi i tij.

Teatrit të Kukullave pas një degradimi shumë vjeçarë, dhe dëmeve nga tërmeti, tashmë i është rikthyer shkëlqimi, ndërkohë që fasada i është ruajtur ajo e vjetra e 1920-ës kur u ndërtua.

Klan News