Këtu punohet çdo ditë për të restauruar dhe përforcuar një nga godinat më të vjetra që ndodhet në qendër të qytetit e cila pësoi dëmtime edhe nga tërmeti i Nëntorit në 2019.
“Prej 2022 vijon puna e restaurimit, në godinën historike të Teatrit të Kukullave. Kjo godinë historike e cila shërbeu si Parlamenti i parë shqiptar, shumë shpejt do t’i kthehet publikut artëdashës, por në kushte shumë më të mira”.
BE dhuroi 40 mln Euro për rimëkëmbjen e godinave kulturore, ku edhe Teatri i Kukullave u përfshi në këtë listë, duke ju nënshtruar një ndërhyrje të plotë, që tek përforcimi i strukturave të saj, me një buxhet prej 2.4 mln Euro.
Çdo gjë është restauruar duke ruajtur të njëjtat detaje të godinës 100-vjeçare. Ndërsa nga ndërhyrja kanë dalë në pah edhe kjo dysheme me pllaka e shtruar që kur godina u ngrit më 1924-ën.
Nëse dikur salla e vetme kishte 140 vende ajo tani do të ketë 120, ndërsa skena është menduar që të funksionojë me lëvizje. Kjo është faza e fundit e punimeve, ndërsa projekti parashikohet të dorëzohet brenda Korrikut.
Tv Klan