Kështu ishte para nisjes së restaurimit dhe kështu është shndërruar pas ndërhyrjes, godina historike e Teatrit të Kukullave, monument kulture, që shërbeu si parlamenti i parë shqiptar më 1924 për të qenë nga 1960 deri më sot, “shtëpia” e edukimit të fëmijëve përmes shfaqjeve teatrale.

E ky ishte dhe mesazhi që kryeministri Edi Rama u përcolli fëmijëve të pranishëm, që të rrinë sa më larg kukullave të parlamentit, dhe të duan dhe të mbajnë afër kukullat dhe personazhet e dashura të tetarit.

Restaurimi mori më shumë se dy vite kohë, ndërsa nga sot ky institucion i rikthehet publikut të vogël, i restauruar, por pa prekur identitetin e godinës historike, me një skenë moderne, një muze kukullash dhe hapësira që ofrojnë të gjitha kushtet.

Restaurimi i Tetarit të Kukullave, ishte pjesë e programit EU4CULTURE, ku Bashkimi Europian vuri në dispozicion 40 mln Euro, për restaurimin e gjithë godinave që u preken nga tërmeti i 2019-ës.

Ndërsa procesit të restaurimit i janë nënshtruar edhe të tjera institucione të rëndësishme.

Ishte personazhi më i dashur për fëmijët, Maçoku me Çizme, pjesë e shfaqjes së parë për fëmijët në teatrin e restauruar, projekt që kushtoi rreth 2.4 mln Euro, ndërsa me 20 Dhjetor do të luhet premiera e parë në godinën e modernizuar.

Tv Klan