Rezidenca artistike, “Vila 31 x Art Explora” është shndërruar në një ambient kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për organizimin e ngjarjeve kulturore.

Në ceremoninë e hapjes se rezidences, Kryeministri Rama vlerësoi projektin e realizuar nga arkitektët francezë.

Rama vlerësoi faktin se ky projekt qe ishte edhe premtim i Presidentit Macron u përmbush në një kohë rekord.

Ndersa ministri Blendi Gonxhja u shpreh se kjo rezidencë e re kulturore sjell një frymë tjetër për artin në Shqipëri.

Sipas ambasadores franceze Suard, “Vila 31 x Art Explora” e bën Shqipërinë pjesë të artit ndërkombëtar në një tjetër dimension.

Kjo residencë e fut Tiranën në rrjetin e platformave të mëdha të artit bashkëkohor. “Vila 31” është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë. Këtë dinamikë do ta përforcojmë në vitin 2025”.

Rezidenca artistike, “Vila 31 x Art Explora” do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për artistët e rinj shqiptarë, të rajonit dhe nga gjithë bota.

Klan News