Persona ende të paidentifikuara kanë hapur zjarr me breshëri ndaj banesës së 26-vjeçarit Xhulio Mara. Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, në orët e para të mëngjesit.
Mara është në detyrën e shefit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës.
Policia ende nuk ka gjetur prova që të çojnë në gjurmët e autorëve, kurse 26-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka konflikt me askënd.
Tv Klan