Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ai shprehet se është i lumtur që shqetësimet e tyre për Ujmanin, kanë reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar.

“E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar. Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet! Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! RH”
, shkruan Haradinaj./tvklan.al