Kamala Harris po grumbullon me ritme të shpejta si fonde ashtu edhe ndihmë të mjaftueshme për fushatën e saj si kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Brenda një jave pas përfshirjes në garën e demokratëve, zv.presidentja ka arritur të grumbullojë 200 milionë dollarë, donacione për fushatën e saj. Shifra përbën 60% të shumës totale të grumbulluar nga rivali i saj republikan Donald Tramp, muajt e fundit dhe po arrin shumën e plotë që arriti të sigurojë presidenti aktual Joe Biden para se të tërhiqej nga kandidimi, gati 284 milionë dollarë. 2/3 e shumës së grumbulluar nga Harris janë nga donatorë të rinj, të cilët nuk kanë dhuruar më parë para për demokratët.
Po për një javë, Harris ka mbledhur 170 mijë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë për të organizuar dhe zhvilluar fushatën e elektorale.
E para kandidate për presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara me origjinë afro amerikane dhe nga Azia Jugore po i hyn kësaj fushate me pozita të konsoliduara. Këtë e tregojnë edhe sondazhet, ku ajo ka një diferencë jo më shumë se 2% ndaj Donald Trump, në dallim nga Joe Biden i cili e kishte tejkaluar këtë prag.
Tv Klan