Zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja nga demokratët për postin e presidentit në SHBA, pranoi ftesën e CNN për të debatuar me rivalin republikan, ish-presidentin Donald Trump më 23 Tetor.
Ftesën për një debat të dytë televiziv ajo e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Rrjeti televiziv CNN u ofroi të dyja shtabeve të kandidatëve një format në të cilin Trump dhe Harris do të bënin pyetje të moderatorëve për 90 minuta pa një audiencë live në studio.
Por Trump e ka refuzuar këtë ftesë. Në një tubim në Karolinën e Jugut, kandidati republikan tha se tani është tepër vonë për të zhvilluar një tjetër debat. Ai e argumentoi këtë me faktin se tashmë një pjesë e shteteve kanë nisur të votojnë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Problemi për një debat tjetër është se është shumë vonë, votimi tashmë ka filluar. Tani ajo dëshiron të bëjë një debat para zgjedhjeve me CNN sepse po humbet keq”.
Kandidatët Harris dhe Trump zhvilluan një debat për herë të parë më 10 shtator, i cili sipas anketimeve u fitua nga zëvendëspresidentja.
Ish-Presidenti Trump zhvilloi një debat me Presidentin Biden në qershor dhe pas paraqitjes së dobët zoti Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Tv Klan